Më 12 dhjetor të vitit 2025, Parlamenti miratoi ligjin e ri për gjuetinë, i cili i dha fund moratoriumit mbi 10-vjeçar që ndalonte gjuetinë në të gjithë territorin, duke vendosur rregulla të reja e strikte për rikthimin e këtij aktiviteti. Në studion e MCN Informacion, Armand Burri, kryetar i Shoqatës “Tirana” për Gjuetinë, shpjegoi punën që po bëhet për hartimin e akteve nënligjore që rregullojnë këtë sport.
Gjuetia e rëndë në Shqipëri nuk lejohet (derri, kaprolli, ariu). Me ligjin e ri shpresojmë te futet. Gjuetia është sport. Gjuetarët e licencuar e bëjnë për sport. Është sport që merr jetë.
Në momentin që gjuhet me kriter, si në vendet e rajonit, është sport i bukur. Vendet e rajonit janë para nesh në këtë aspekt.
Kemi 45 mijë armë, por vetëm 10 mijë anëtarë shoqate. Ata e dinë shumë mirë se ku gjuajnë. Por kur shkon atje, nuk di se kush është.
Ne i dimë zonat ku gjuhet, por me grafikun e ri do të ketë zona të reja.
Gjobat janë nga 80-100 mijë lekë të reja. Herën e dytë gjoba dyfishohet dhe nëse ka një herë të tretë hiqet e drejta për të gjuajtur.
Me ligjin e ri po marrim masat dhe po bëjmë sugjerimet mbi hapësirat apo tarifat. Kemi pak vështirësi në koordinimin pushtet vendor-shoqatë-ministri. Jo të gjitha bashkitë na janë përgjigjur.



