Qyteti i Beratit binjakëzohet me qytetin Turk që ka ngjashmëri të mëdha

Qyteti i Beratit binjakëzohet me qytetin Turk që ka ngjashmëri të mëdha

Berati binjakëzohet me qytetin turistik turk, Amasya me të cilin ka ngjashmëri të mëdha nga pikëpamja arkitektonike dhe historike, vlera të cilat synohet të përdoren për qëllime bashkëpunimi.

Kryetari i bashkisë turke, Cafer Ozdemir,  premton ture vizitorësh në drejtim të qytetit të një mbi një dritareve, ndërsa nënshkroi binjakëzimin.

Ozdemir, duke ju referuar ngjashmërive mes dy qyteteve tha se ndihej në Berat si në shtëpinë e tij dhe se mundësitë e bashkëpunimit janë të mëdha.

Pikënisja do të jetë në fushën e turizimit, ku ture turistash nga qytete të ndryshme të Turqisë do të orientohen drejt qytetit të Beratit.

"Ajo çfarë ne kemi parë mes Beratit dhe Amasyas është ngjashmëria shumë e madhe, ndaj dhe propozuam këtë binjakëzim. Pika e parë e bashkëpunimit do të jetë orientimi i vizitorëve drejt Beratit", theksoi kryebashkiaku Ozdemir.

Mundësi të mëdha në fushën e turizimit sheh tek ky binjakëzim edhe kryetari i bashkisë së Beratit Petrit Sinaj.

"Do të jetë një gurë i çmuar nga miqtë që ka bashkia e Beratit jashtë vendit", tha kreu i bashkisë së Beratit Sinaj.

Qyteti turk i Amasias ndodhet në pjesën veriore të Turqisë, ndërtuar në shpatet e maleve që ngrihen mbi detin e Zi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy