FactCheck/ Rexhepi: Për gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri duhet masë standarde e ruajtjes së tyre. Të sistemohen në rezidenca të përbashkëta

FactCheck/ Rexhepi: Për gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri duhet masë standarde e ruajtjes së tyre. Të sistemohen në rezidenca të përbashkëta

Duke marrë shkas nga kërcënimet për dy zonjat magjistrate, prokuroren e Lushnjes Merita Selimi që hetonte aktivitetin kriminal të grupit të Lart Haxhisë e po ashtu së fundmi edhe të prokurores Dolorez Musabelliu, shtrohet nevoja që ruajtja e magjistratëve në vend të ngritet në nivele më të larta.

Lidhur me këtë fakt, eksperti i sigurisë, Artan Rexhepi, në një intervistë për “FactCheck”, thotë që shteti nuk është në ngritje në raport me krimin, por është në një kurbë rënëse, përderisa nuk po arrin që t'i mbrojë magjistratët e tij.

Janë tre pista në lojë: vështirësia e zbardhjes, vështirësia e prokurorit dhe ndoshta edhe mungesa e dëshirës.

Një magjistrat jo që nuk duhet vrarë, por as mos ti shkoj në mënd kujt për ti kërcënuar sepse janë njerëz të zgjedhur, dekretohet nga presidenti, janë njerëz më statut të veçantë, japin vendime, drejtësi, kështu që kjo tregon se shteti nuk është në ngritje në raport me krimin, është në një kurbë rënëse.

Duhet themi se strukturat inteligjente kanë dështuar për mbrojtën e tyre, sepse unë nuk duhet t’ia lë ngarkesën vetëm policisë, jo se nuk duhet ndjekur me prioritet edhe vrasjet e qytetarëve të tjerë por duke pasur parasysh se gjyqtarët japin drejtësi dhe mbrojtjen e integritetin e dinjitetin e gjithë qytetareve, intensiteti i kërkimeve dhe zbulimeve duhet të jetë shumë më i lartë sesa ne një rast tjetër.

Prandaj, mendoj se duhet futu edhe në këtë kuadër edhe Shërbimi Informativ Kombëtar dhe të tjerë, pra duhet ngritur shteti në këmbë.

Eksperti i sigurisë Rexhepi, thotë se institucionet shtetërore duhet të mendojnë që për gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri nevojitet një masë standarde e ruajtjes së tyre.

Sipas tij, ata duhet të sistemohen në rezidenca të përbashkëta, pa pritur që ata të kërcënohen e vriten.

Sa i përket sigurisë, duhet thënë se gjyqtarët e prokurorët duhet rritur siguria ndaj tyre, duhet thënë se ne vazhdojmë ti trajtojmë ata me mentalitetin e vjetër.

Duhet të sistemohen në rezidenca të përbashkëta në kuptimin të kontrollohen hyrje daljet, për sa kohë ka ardhur krimi deri këtu, sepse ajo edhe ul kostot e ruajtjes.

Nuk mund të rrijë kaq lirshëm një prokuror në botën perëndimore siç rrijnë këtu, duhet të jetë masë standarde, të mos presim deri sa ti kërcënojnë, Të jenë të ruajtur manualisht, të ketë një manual të ruajtjes së tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy