Kovaçi: Në bojkot nuk kemi mbështetjen e dekanëve, nesër forum me diskutime për të ardhmen e universitetit (VIDEO)

Kovaçi: Në bojkot nuk kemi mbështetjen e dekanëve, nesër forum me diskutime për të ardhmen e universitetit (VIDEO)

Me bojkotin e auditorëve që hyn kështu në javën e dytë, pedagogët nuk parashikojnë tërheqje nga kauza e tyre në afatshkurtër.

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi në një komunikim për “MCN live”, u shpreh se megjithëqë fakultetet janë në zgjedhjen e tyre për të përkrahur bojkotin e pedagogëve, ata nuk kanë përkrahjen e dekanëve të Universiteteve.

Jemi në javën e dytë të bojkotit, të gjitha fakultetet janë pro kërkesave tona, nuk është me detyrim, ne e kemi thënë që edhe në çdo fakultet nuk kemi mbështetjen e dekanëve të fakulteteve.

Normalisht që ka shantazhe nga lart, kryeministri e bën shantazhin që të bëjnë trysninë poshtë. Unë mendoj se trysnia poshtë do rrisë presionin.
Ne do rezistojmë deri sa të realizohen kërkesat e profesoratit që janë minimaliste. 

Presionet vazhdojnë, të vijë kryeministri këtu dhe të shikoj problematiken, të loboj për pedagogët.

Ne jemi të mendimit se do të vazhdoj protesta në mënyrë që të realizohet financimi serioz i arsimit të lartë, si prioritet.

Ndër të tjera në tubim, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se nesër prej orës 1:00 do të nisë një forum, ku do të diskutohet për të ardhmen e universitetit.

Do marrin pjesë pedagogë, studentë, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, të institucioneve, do diskutojmë dhe do dalim me një platformë që do e quajmë ‘Platforma universitare.

Ditë e rëndësishme për të përfshirë idetë e zgjeruara të këtij grupimi, do jepet në forum përmbledhje e ideve që do përfshihen më pas në një platformë të re të universiteteve. Bojkot i përgjithshëm i mësimit dhe pjesëmarrje e përgjithshme në këtë Forum.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy