Rusta: Mjacaj ka pasur 4 takime në 11 muajit e fundit. Prokuroria e Elbasanit pretendon se skaneri ka funksionuar

Rusta: Mjacaj ka pasur 4 takime në 11 muajit e fundit. Prokuroria e Elbasanit pretendon se skaneri ka funksionuar

Gazetari Arsen Rusta bën me dije se ende nuk ka një hetim nga SPAK mbi vrasjen në burgun e Peqinit, pasi do të duhet të pritet përfundimi i verifikimeve nga Prokuroria e Elbasanit. Në një raportim për MCN Live Rusta thotë se organi i akuzës në Elbasan pretendon se skanerat dhe kamerat e sigurisë kanë funksionuar, megjithatë kjo mbetet për t’u verifikuar. Rezulton se Mjacaj ka zhvilluar 4 takime në 11 muajit e fundit. 

Momentalisht hetimi ndiqet nga Prokuroria e Elbasanit, që kanë marrë deklarimet e Sokol Mjacajt dhe 11 efektivëve të ndaluar provizorisht mes tyre edhe kreut komanduar prej tre javësh në burgun e Peqinit. Ka patur një informacion të publikuar për mos funksionim të skanerit dhe kamerave të sigurisë. MCN Live është interesuar pranë drejtorisë së burgjeve dhe përgjigjja ka qenë se kanë funksionuar. Sa e vërtetë është kjo, mbetet për t’u verifikuar. Nga ana tjetër ka edhe prokurime publike, para që janë hedhur, qoftë për ndërtimin e sistemeve, qoftë për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e tyre. Momentalisht SPAK nuk ka një hetim të hapur, pasi duhet të mbarojë Prokuroria e Elbasanit mbi veprën penale dhe më pas të bëhet verifikimi për gjithë procedurën.  Prokuroria e Elbasanit e pyetur nga MCN Live nëse ka pamje filmike, nga takimet e Sokol Mjacajt, apo kontrollet në metal detector, apo ka lëvizur pa u skanuar, ende s’e kemi një përgjigje. 

Rezulton se Sokol Mjacaj ka pasur gjithsej 4 takime në harkun kohor të 11 muajve. Në fund të shtatorit Policia e Shtetit ka marrë një referim. Nga kontrolli rezulton se Mjacajt i është sekuestruar një telefon. Më pas ai pasur një konflikt verbal me një nga personat që ndante qelinë dhe ka kërkuar ndryshimin e regjimit, për të kaluar në regjimin ku ndodhej Lleshi dhe Shaqja. Është bërë ky spostim i tij dhe në fund të muajit shtator, dyshohet se është bërë edhe dorëzimi i armës pistoletë me mulli, nga e cila përdori 5 plumba”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy