Planifikoi sulme terroriste në Austri, ja kush është 18-vjeçari shqiptar

Planifikoi sulme terroriste në Austri, ja kush është 18-vjeçari shqiptar

Është zbuluar identiteti i të riut shqiptar i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në Vjenë, pasi dyshohej se po përgatiste një sulm terrorist.

Media austriake heute.at shkruan se bëhet fjalë për 18-vjeçarin Lorenz K, i cili u kap në një apartament në Vjenë. Përveç të riut, në pyetje është marrë edhe babai i tij, i cili thotë se nuk e ka pasur idenë në lidhje me orientimin e të birit, transmeton albinfo.ch. Babai, i cili vinte nga Shqipëria, Tirana jeton në qytetin Neunkirch dhe ka dy djem. 

Të njëjtat burime theksojnë se Lorenzi është një emër i njohur për policinë austriake, pasi është akuzuar dhe më parë për vepra të ndryshme penale. Ndërkohë, raportohet se ai pak kohë më parë kishte nisur të banonte në Vjenë.

I riu, i cili ka lindur në Austri, por me prejardhje është shqiptar, pasi është marrë mbrëmjen e djeshme në pyetje, është lënë në burg. Sakaq, gjatë kontrollit të policisë nuk është gjetur asgjë komprometuese, si lëndë shpërthyese, ndërsa janë konfiskuar disa telefona celularë.

Grupi hetimor i çështjes raporton se, synimi i tij kishte qenë që në sulmin që do ta kryente në një metro në Vjenë të vdisnin sa më shumë persona. Ndërkaq, mbetet ende në kufijtë e të panjohurës mënyra se si i riu me një afërsi me rrjetin mafioz palestinez Abou-Chaker në Berlin kishte rënë në lidhje me qarqet salafiste. Sipas gazetës Österreich ai kishte qëndruar mjaft shpesh në Gjermani, dhe ishte kthyher një radikal islamik daj dhe policia po heton nëse 18-vjeçari ka qenë thjeshtë adhurues i Shtetit Islamik apo ka pasur lidhje me të.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy