Trump ka një plan të ri për zbritjen në Hënë, por nuk do ta bëjë vetëm

Trump ka një plan të ri për zbritjen në Hënë, por nuk do ta bëjë vetëm

Amerikanët do të shkojnë sërish në Hënë dhe Mars, por kësaj here nuk do të jenë vetëm. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka firmosur një plan, i cili është prezantuar në tetor para Këshillit të Hapësirës. Me këtë plan, Trump i dorëzon NASA-s detyrën për të përgatitur një zbritje tjetër në Hënë.

"NASA duhet të hartojë një projekt që përfshin partnerë ndërkombëtarë, në mënyrë që të zgjerohet eksplorimi i sistemit diellor nga njeriu, për të sjellë në Tokë njohuri dhe mundësi të reja”, thuhet në memorandum.

Plani amerikan ka përparuar me shpejtësi muajt e fundit, pasi Rusia dhe Kina bënë të ditur se do të nisnin eksplorimet në Hënë. Trump ka modifikuar programin hapësinor të Obamës, duke anuluar zbritjen në një asteroid, për ta zëvendësuar atë me Hënën.

Praktikisht, plani është një rishikim i vendimit të marrë nga George W. Bush në vitin 2004, por me një vizion më të gjerë, që përfshin partnerë të huaj, të cilët mund të jenë agjenci, por edhe biznese. Objektivi është reduktimi i investimit publik dhe krijimi i mundësive të reja për bizneset. Dhe jo rastësisht, i pari që ka të njëjtin objektiv është Elon Musk, i cili pak muaj më parë prezantoi planin për të zbritur në Hënë, i ndjekur menjëherë nga “Boeing” dhe “Lockheed Martin”. / Corriere della Sera / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy