Parashikimi i motit për sot

Parashikimi i motit për sot

Kthjellime dhe vranësira të herëpashershme do të dominojnë kushtet e motit në të gjithë territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet fuqizim i vranësirave në vend duke rrezikuar nga shira të pakët zonat jugore.

Pasditja dhe orët vijuese do të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin duke bërë që zonat jugore të dominohen nga vranësira dhe reshje të herëpashershme. Në të njëjtat kushte atmosferike do të mbetemi edhe gjatë natës.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale ditore. Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri 55 km/h nga drejtimi lindor-juglindor, për pasojë në det do të gjenerohet dallgëzim deri 4 ballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy