
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, do të takohet sonte në mbrëmje në Prishtinë me Brendan Hanrahan, zyrtar i lartë i DASH për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë në detyrë, Përparim Kryeziu.
Ai bën me dije se “takimi vjen në kuadër të vazhdimit të bashkëpunimit dhe koordinimit me partnerin kryesor ndërkombëtar të Kosovës, SHBA-të”.
Më herët zyrtari është takuar me presidentin Aleksandar Vuçiç, janë diskutuar raportet Beograd-Uashington, situata në Ballkanin Perëndimor dhe tema të tjera globale.



