
Mos pagimi i pagave për 5 vite për 241 punonjës të Kombinatit Mekanik Poliçan, pronë e Ushtrisë Shqiptare ka detyruar deputetin Nasip Naço të kërkoj një interpelance me Ministrin e Mbrojtës Niko Peleshi.
Lidhur me këtë avokati Arlind Ahmetaj, në një intervistë me Arsen Rustën në “FactCheck”, vlerëson se në gjuhën e ligjit kjo është një shkelje dhe punonjësit duhet ti drejtoheshin Gjykatës Civile.
Kjo sipas Ahmetaj, për faktin se çështja konsiderohet marrëdhënie fizike meqë Kombinati Mekanik Poliçan është një ndërmarrje me status shtetëror e ushtarak.
Ministria është 100% aksionarë e shoqërisë, në rastet e shoqërisë kur ortaku është shtet ka një tendencë më të afërt për ta mbajtur përgjegjës vet shtetit kur ajo është pronare 100%.
Në këtë rast shteti duke bërë këtë projektligj çka për mua në pozicionin e avokatit do të ishte shumë herë më e thjeshte duke marrë draftprojektigjin për ta depozituar në gjykatë si një lloj vet pranimi nga shtetit të përgjegjësisë.
Ajo që dua të them është se kjo është marrëdhënie civile që do të thotë çdo punonjës i vetëm ose me një grup i posaçëm do të mund ti drejtoheshin gjykatës për të kërkuar paga e pamarrura që në rast janë 6 vite duke kërkuar edhe penalitete, që sipas kodit të punës janë 10% të pagës së pamarrë. Këto janë mjetet qe ti drejtohet ligjit.
Avokati Ahmetaj, thotë se alternativa tjetër është që shteti ligjërisht të pranojë këtë debit dhe të dëmshpërblejë punonjësit.
Alternativa është ajo që po përpiqet të bëhet nga vet institucionet ku sipas paragrafit të dytë të nenit 14 për ndërmarrjet shtetërore, shteti me ligj mund ta pranojë këtë debit, që ka ndaj punonjësve dhe ta dëmshpërbleje duke ja dhënë atyre pagat.
Duket se po shkohet drejt një zgjidhje administrative, me sakte me ligj të bëhet njohja e këtij detyrimi dhe dëmshpërblimi dhe alternativa tjetër nëse shteti nuk do te ishte aq dashamirës ose nuk do ta ndiqte këtë procedurë deri në fund, sepse shoh që situata është pak pezul, alternativa tjetër është që ti drejtohen Gjykatës.



