BE gati të diskutojë heqjen e patentave të vaksinave kundër Covid

BE gati të diskutojë heqjen e patentave të vaksinave kundër Covid

Kryetarja e komisionit evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se BE është gati të diskutojë një propozim të mbështetur nga SHBA për heqjen dorë nga patentat e vaksinave Covid-19. Kjo nismë është mbështetur edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se është "absolutisht në favor” të planit i cili mund të rrisë prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinave në të gjithë botën.

Kompanitë farmaceutike kanë reaguar të zemëruara lidhur me këtë diskutim për të mbështetur pezullimin e përkohshëm të të drejtave të patentave të vaksinave.

Mbështetja e Macron për lëvizjen e SHBA shënoi një ndryshim për Francën, e cila më parë kishte argumentuar se heqja dorë nga patenta do të dekurajonte inovacionin. Ministri i jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se Berlini ishte gjithashtu i hapur për diskutim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy