Sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës në historinë e Kolumbisë, plot 12 tonë

Sekuestrohet sasia më e madhe e kokainës në historinë e Kolumbisë, plot 12 tonë

Policia kolumbiane ka zbuluar 12 tonë kokainë në atë që konsiderohet si sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e vendit.

Lënda narkotike ishte groposur në 4 plantacione bananesh në veri të vendit, pranë rrugëve të përdorura për të kontrabanduar kokainë në SHBA. Presidenti Huan Manuel Santos e përshkroi këtë si sasinë më të madhe të drogës të kapur gjatë një operacioni të vetëm policor.

Ky i fundit ishte pjesë e një ofensive kundër klanit të fuqishëm të gjirit, një bandë famëkeqe trafikimi të drogës. Kokaina i përkiste Dairo Usugës, i njohur edhe si Otoniel, kreu i Klanit të Gjirit, një prej organizatave më të rrezikshme kriminale të Kolumbisë.
Forcat e sigurisë kanë tentuar të kapin Otonielin për vite me radhë. Policia tha se ata kishin

arrestuar 4 persona, ndërsa vlerën e lëndës së sekuestruar narkotike e llogarit në 360 milionë dollarë. Gjatë dy muajve të fundit, forcat e sigurisë kane konfiskuar 20 tonë kokainë në Antiokia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy