“Skandal!”, Karamuço mbi agresionin ndaj dy vajzave: Shteti ka rënë, personi të ishte në spital (VIDEO)

“Skandal!”, Karamuço mbi agresionin ndaj dy vajzave: Shteti ka rënë, personi të ishte në spital (VIDEO)

Eksperti i Kriminologjisë Ervin Karamuço e konsideroi një skandal, rënie të shtetit dhe sistemit të drejtësisë ngjarjen e ndodhur në Tiranë, ku i riu Denis Telo sulmoi fizikisht në mënyrë brutale dy vajza. Duke folur në MCN Live Karamuço tha personi në fjalë ka një çrregullim që vjen nga një sëmundje e rëndë mendore dhe duhet të shtrohet në një spital psikiatrik.

Skandal! Në këtë rast ka rënë shteti, gjithë sistemi i drejtësisë, gjithë ajo reformë e madhe. Gjithë sistemi i alertit ka rënë. Ky ka një çrregullim që vjen nga një sëmundje e rëndë mendore. Ky duhet të ishte kyçur në spital psikiatrik. Nuk mund t’i them dot burracak, sepse ky është i sëmurë. Ne kemi të sëmurë gjithë sistemin, prokurorinë dhe gjykatësit. Më vjen keq për taksapguesit shqiptarë dhe amerikanë që kanë paguar për reformën në drejtësi. Policia, 96 orë ka përgjegjësi, pastaj janë gjykata, prokuroria. Janë të ndara. Prokuroria mbyll sytë, gjykata thotë dil ca kohë. Duhet shtrim i detyruar në spital psikiatrik. Ka nevojë për trajtim psikiatrik. Policia ka fajin e saj, sepse duhet të sensibilizojë opinionin publik që në Tiranë ka 10 të çmendur, ruajuni. Duke rënë sistemi nxitet vetgjyqësia”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy