Trafikonin emigrantë, arrestohen 7 persona në Gjirokastër

Trafikonin emigrantë, arrestohen 7 persona në Gjirokastër

Policia ka arrestuar 7 shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas dy operacioneve të zhvilluara në Gjirokastër kundër trafikimit të paligjshëm të emigrantëve. 

Në operacionin “The Bridge” u kapën 4 persona që transportonin emigrantë nga Filipinet drejt Sarandës, kundrejt pagesës. 

Bëhet me dije se u arrestua A. D., 43 vjeç, banues në Durrës, K. T., 22 vjeç, dhe një shtetas i mitur 17 vjeç, të dy banues në Lushnje.

Gjithashtu, u bë ndalimi i shtetasit H. R., 23 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi K. Ç., 23 vjeç, të dy banues në Lushnjë.

U sekuestruan 2 automjete, para dhe celularë.

Në një tjetër operacion të koduar “Attempt”, u ndaluan 3 shtetas që po transportonin 12 emigrantë nga Pakistani.

Në pranga ka rënë A. K., 29 vjeç, D. M., 22 vjeç, dhe E. F., 21 vjeç, të tre banues në Durrës.

 Policia bllokoi 3 automjete dhe para në euro. Të gjithë të ndaluarit do të përballen me akuzën e ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy