Nën masa të repta sigurie Trump mbërin në Vietnam pas Kim Jong-un për samitin e radhes (VIDEO)

Nën masa të repta sigurie Trump mbërin në Vietnam pas Kim Jong-un për samitin e radhes (VIDEO)

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka mbërritur në Vietnam përpara samitit të tij të dytë me udhëheqësin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

"Air Force One" me shefin e Shtëpisë së Bardhë u ul në aeroportit Noi Bai të Hanoi në mbrëmje, ndërsa lideri komunist i Koresë së Veriut arriti në kryeqytetin vietnamez me tren dhe më pas me makinë.

Samiti, i cili do të mbahet të mërkurën dhe të enjten, ndjek një raund të parë historik të bisedimeve në Singapor vitin e kaluar.

Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë përparimin drejt shpërbërjes të armëve bërthamore në gadishullit Korean.

Rojet ceremoniale kishin rreshtuar një qilim të kuq në shenjë mirëseardhje për Kim pasi ai mbërriti në stacionin kufitar Dong Dang të martën në mëngjes. Më pas ai u largua për në Hanoi, ku ishin duke u pritur nga forcat e sigurinë dhe turmat njerëzish duke valëvitur flamunj.

Kim mendohet se ka udhëtuar me motrën e tij Kim Yo-jong dhe një nga negociatorët kryesorë të tij, ish-gjenerali Kim Yong-chol, dy fytyra të njohura nga samiti i mëparshëm me Trump.

Udhëtimi nga Pheniani në Vietnam mori më shumë se dy ditë dhe përshkoi rreth 4.000 km. Sikur Kim të zgjidhte të fluturonte me avion në Vietnam ai do të kishte mbëritur vetëm për pak orë.

Ndërsa treni i Kim kalonte nëpër Kinë, rrugët ishin mbyllur dhe stacionet e trenit mbylleshin. Mediat sociale kineze u shqetësuan me mbylljen e rrugëve, trafikun e rënduar dhe trenat e vonuar

Është pak e çuditshme që Kim zgjodhi të udhëtonte me tren, pasi gjyshi i tij, kreu i parë i Koresë së Veriut, Kim Sung, udhëtonte me avion kur shkoi në Vietnam dhe në Evropën Lindore.

Ndryshe nga udhëheqësi i Koresë së Veriut, Trump udhëtoi në Hanoi me aeroplan. Aeroplani presidencial i Air Force One u largua nga baza ajrore Andrews në Maryland, duke u ulur në kryeqytetin vietnamez të martën.

Trump do të takohet me Kim për një bisedë të shkurtër të mërkurën në mbrëmje dhe më pas ata do të darkojnë së bashku me këshilltarët e tyre, sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Sarah Sanders. Të enjten, udhëheqësit do të kenë një sërë takimesh.

Takimi i Hanoi pritet të ndërtohet mbi bazën e asaj që u arrit në samitin e Singaporit qershorin e kaluar, shkruan BBC.

Ky takim krijoi një marrëveshje të formuluar në mënyrë të paqartë, me të dy krerët që ranë dakord të punonin në drejtim të denuklearizimit edhe pse kurrë nuk ishte bërë e qartë se çfarë do të sjellë kjo.

Këtë raund, të dy udhëheqësit do të jenë shumë të vetëdijshëm se pritjet do të jenë të larta për një rezultat që tregon shenja të prekshme të progresit.

Uashingtoni kishte thënë më parë se Koreja e Veriut duhej të heqë dorë nga armët e saj bërthamore në mënyrë të njëanshme përpara se të mund të kishte ndonjë lehtësim të sanksioneve.

Të dy liderët do të takohen në Hanoi më 27-28 shkurt, për të diskutuar programin bërthamor dhe atë të armëve të Koresë Veriore.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur diskutime se të dy liderët mund të pajtohen për t’i dhënë fund edhe zyrtarisht Luftës Koreane, e cila është bllokuar përmes një armëpushimi më 1953.

Por pse u zgjodh Vietnami?

Është një vend ideal për shumë arsye. Ai ka marrëdhënie diplomatike me SHBA-në dhe Korenë e Veriut, megjithëse dikur ka qenë armiq me SHBA-në - dhe mund të përdoret nga SHBA si një shembull i dy vendeve që punojnë së bashku dhe duke lënë mënjanë ankesat e tyre të kaluara.

Ideologjikisht, si Vietnami dhe Koreja e Veriut janë vende komuniste megjithëse Vietnami është zhvilluar me shpejtësi që prej asaj kohe dhe është bërë një nga ekonomitë me rritje më të shpejtë në Azi, ndërsa partia atje mban pushtet absolut.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy