
Një 18-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një trompoze. Sipas mediave italiane, më herët e reja iu nënshtrua një operacioni për të ulur presionin e gjakut në tru, por ëë doli pa sukses.
E reja ishte vaksinuar me vaksinën AstraZeneca më 25 maj, ditën kur kjo vaksinë nisi t’u behet edhe personave mbi 18 vjeç.
“Fatkeqësisht, disa orë më parë, Sestri Levante u godit nga një zi që ne kurrë nuk dëshironim ta jetonim”, u shpreh kryetarja e bashkisë Valentina Ghio.
“Administrata komunale dhe i gjithë qyteti mblidhen rreth familjes së vajzës që u shua sot. Në këtë moment dhimbjeje unë shpreh gjithë dashurinë dhe afërsinë time me familjen e Camilla-s”, thotë më tej kryetarja e Bashkisë.



