Bashkimi Evropian ka dyfishuar kapacitetin e flotës së tij zjarrfikëse me 28 avionë, për një verë që premton të jetë intensive pas shkatërrimeve të mëdha në 2022.
"Ky vit është tashmë shumë më i thatë se mesatarja. Dhe kjo thatësirë, e kombinuar me nxehtësinë që ne presim, është sigurisht një nxitës kryesor i zjarreve", tha komisioneri i Menaxhimit të Krizave Janez Lenarcic në një intervistë me European Newsroom..
Pas një vere të vitit 2022 (më e nxehta e regjistruar në Evropë), Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen njoftoi shtatorin e kaluar një dyfishim të flotës evropiane të avionëve dhe helikopterëve bombardues ujorë.
Rezerva e BE-së, rritet kështu nga 13 pajisje në 28, të pozicionuara në 10 shtete anëtare (Kroacia, Qipro, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Portugalia, Spanjë , Suedi). Ata janë gati të vendosen nga qershori deri në tetor në rast emergjence, për të sjellë ndihma. Bëhet fjalë për 10 Canadair, 14 avionë të lehtë amfibë dhe katër helikopterë.



