Hungaria drejt referendumit për t'i thënë 'JO" emigrantëve

Hungaria drejt referendumit për t'i thënë 'JO" emigrantëve

Viktor Orban deklaroi sot për organizimin e një referendumi të hungarezëve në lidhje me politikën e tij kundër refugjatëve që do të zhvillohet të dielën një formë sfide ndaj Bashkimit Evropian, ku e vetmja e panjohur dhe i vetmi rrezik politik qëndron në shkallën e pjesëmarrjes në votim.

Rreth 8,3 milionë zgjedhës janë thirrur për të bërë të vlefshme kundërshtinë e kryeministrit hungarez për rishpërndarjen e kuotave të refugjatëve brenda Unionit Evropian.

Plani i parë i “rishpërndarjes” së 160.000 azilkërkuesish midis 28 shteteve anëtare po zbatohet me shumë vështirësi prej shtatorit 2015.

Hungaria nuk propozoi në atë periudhë asnjë vend akomodues dhe do të marrë në konsideratë nëse “jo” fiton përfundimish vendi çlirohet nga çdo detyrim për të kontribuar në përpjekjen evropiane. Viktor Orban premtoi se do ta përcillte rezultatin e referendumit “në sistemin ligjor hungarez”, pa dhënë më tepër detaje.

Komisioni Evropian pohoi nga ana e tij se referendumi nuk do të ketë asnjë impakt ligjor në lidhje me angazhimet e miratuara. Shtetet anëtare kanë përgjegjësinë ligjore për të zbatuar vendimet e marra”, u shpreh komisioneri për Migracionin, Dimitris Avramopoulos.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy