Ago Nuhaj, naftëtar dhe protestues në Marinzë tha në studion e lajmeve të MCN Tv se punonjësit e Bankers këtë herë janë më të vendosur se kurrë për të përmbushur kërkesat e tyre për paga më të larta dhe kushte më të mira puna.
Nuhaj tha se naftëtarë punojnë në kushte shumë të rënda.
Jemi shumë të vendosur. Shpresoj që me mbështetjen e mediave dhe qytetarëve të arrijmë të plotësojmë kërkesat.
Unë jam më pak i kualifikuari. Ata janë inxhinierë. Unë kam më shumë vite punë, por të mbarosh shkollë të larë dhe të kesh këto rroga. Po kërkojmë dinjitet, një ngritje rroge.
Ne jemi si në dhoma gazi atje. Rroga e ulët është rroga 57 mijë lekë dhe nuk e di si mund të jetë një inxhinier apo punëtor i thjeshtë. Në negociata kërkuar 9% të buxhetit të pagave. Tani e kemi ngritur në 18% të buxhetit të pagave.
Unë kam 19 vjet që punoj në atë sektor. Këta jo që nuk e kanë shtuar dozën e investimeve për moskthimin e gazrave në natyrë po e kanë lënë pas dore.
Para dy javëve një punëtor nga një nënkontraktor ka thyer 6 brinjë, pasi ata nuk bëjnë investime.
Avokati Gentian Serjani tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë se është i gatshëm të punojë me sindikatën dhe se Bankers e cila ka abuzuar prej kaq kohësh me pasuritë e kombit tonë duhet të vlerësojë naftëtarët që punojnë në kushte shumë të rënda.
Po bëjnë një punë të rëndë dhe duhet të vlerësohen nga ana e kompanisë që ka abuzuar. Kjo komani ka abuzuar me të ardhurat që nxjerr nga kjo pasuri e përbashkët. Vijon të abuzojë dhe me punëtorët që duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë me këshilltarin e CEO që merr para nga mundi i punëtorëve që gjenden në grevë urie. Ky ishte qëllimi ynë. Nëse do i lëmë punëtorët të vazhdojnë grevën, do të shohim pasoja të rënda tek këta punëtorë. Ne sot u mblodhëm në kohë urgjente për t’u sensibilizuar. Jemi të gatshëm të punojmë me sindikatën.



