Lleshaj nga Vlora: Pas Anti-KÇK, godasim financat dhe asetet që e mbajnë gjallë krimin

Lleshaj nga Vlora: Pas Anti-KÇK, godasim financat dhe asetet që e mbajnë gjallë krimin

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, gjatë analizës vjetore të Prefekturës së Qarkut nga Vlora tha se prioritet për vitin 2020 do të jetë goditja e krimit të organizuar dhe kryesisht financat e tyre.

Sakaq ministri ka folur dhe për krijimin e një tjetër njësie antikorrupsion për të cilën tha se bën fjalë për krijimin e një strukture, e cila do të ketë theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsionin.

“Njësia është në krijim e sipër, nuk mund të them sesi do të jetë trajta përfundimtare e saj, por bëhet fjalë për krijimin e një strukture, e cila do të adresojë me theks të veçantë krimin ekonomik dhe korrupsionin, dy fusha të cilat meritojnë qasje të re. Vetëm kaq mund të them sot”, tha Lleshaj.

“Goditja e financave dhe aseteve të krimit kontribuon në reduktimin e përgjithshëm të kriminalitetit, duke krijuar në të njëjtën kohë kushte normale për jetesën e qytetarëve, duke i hapur rrugë zhvillimit të vendit dhe duke i hapur perspektiva integrimit të tij në familjen europiane”, bëri të ditur Lleshaj.

“Qëllimi i gjithë përpjekjes së tanishme është që ky model biznesi të shkatërrohet përmes goditjes së financave dhe aseteve kriminale, duke siguruar kështu që me shterimin e këtyre burimeve, që e mbajnë gjallë krimin, të kontribuohet në reduktimin e përgjithshëm të kriminalitetit dhe krimit të organizuar në vend, duke krijuar në të njëjtën kohë kushte normale për jetesën e qytetarëve, duke i hapur rrugë zhvillimit të vendit dhe duke i hapur perspektiva integrimit të tij në familjen europiane”,- tha ministri.

“Pavarësisht se është Policia e Shtetit ajo që ka detyrën e hapit të parë, e më tej SPAK-u apo Gjykata e Posaçme, janë edhe një sërë institucionesh të tjera të shtetit shqiptar që kanë detyra shumë të qarta në kuadër të këtyre ndryshimeve të kësaj përpjekje të madhe kombëtare për këtë hap të ri në luftën kundër krimit dhe kryesisht janë ato organe që merren me tatimet, që merren me taksat, që merren me hipotekat dhe që merren me aspekte të tjera të zyrave të shtetit shqiptar të cilat kanë përgjegjësi konkrete për të kryer në këtë proces të rëndësishëm”,  deklaroi Leshaj.

Ndër të tjera ministri Lleshi kërkoi angazhimin e Policisë së Shtetit edhe lidhur me administrimin e territorit dhe kryesisht administrimin e vijës bregdetare të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy