Netanyahu zotohet se do të aneksojë pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor të okupuar (VIDEO)

Netanyahu zotohet se do të aneksojë pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor të okupuar (VIDEO)

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se do t’i aneksojë disa pjesë të mëdha të territoreve të pushtuara palestineze, nëse rizgjidhet në postin e shefit të qeverisë. Ky skenar është cilësuar si fund i aspiratave të palestinezëve për ta pasur shtetin e tyre.

Netanyahu tha të martën se planifikon ta marrë këtë vendim pas zgjedhjeve të javës së ardhshme dhe la të kuptohet se veprimi i tij mund të miratohet nga Uashingtoni. Sipas planit të tij, Izraeli do ta pushtojë rreth një të tretën e territorit të Bregut Perëndimor, shkruan “The Guardian”.

“Pres që ta bëj këtë në koordinim maksimal me Donald Trump-in”, tha ai gjatë një fjalimi që u transmetua drejtpërdrejt në televizionin publik izraelit.

Kryeministri izraelit tha se presidenti amerikan ka mundësi që së shpejti ta publikojë planin e tij të shumëpritur për paqe në Lindjen e Mesme. Zyrtarët amerikanë kanë thënë se ky plan nuk e parasheh krijimin e shtetit palestinez, për të cilin Netanyahu ka premtuar se kurrë nuk do ta lejojë të bëhet.

Netanyahu, kryeministri me mandatin më të gjatë në histori të këtij shteti, është duke luftuar për mbijetesë politike dhe prezantimi i planit për Bregun Perëndimor po shihet si premtim zgjedhor në politikën e tij të djathtë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy