Në komisionin e Sigurisë po diskutohet buxheti për SHISH për vitin 2018, ndërsa i pranishëm është drejtori ekonomik, Ylvi Aga. Ai ka kërkuar që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të informacionit të klasifikuar.
“Kërkoj që mbledhja të bëhet me dyer të mbyllura, pasi mund të dalin informacione te klasifikuara” u shpreh ai. Kërkesa e tij është mbështetur në komision duke vijuar me dyer të mbyllura pas daljes së medieve nga salla e komisionit të Sigurisë. Pas dorëheqjes së Visho Ajazit në krye të SHISH është komanduar Helidon Bendo.
Diskutimet në Komisionin e Sigurisë
Kryetarja e Komisionit Felaj: Për këtë komisioni i Sigurisë mblidhet sot dhe do të jetë i mbledhur deri në fund të javës për institucionet në fushën e sigurisë për të diskutuar në parim të buxhetit. Për të kaluar më pas në diskutimin nen për nen. Sot kemi thirrur SHISH. Të gjithë anëtarët janë njohur me kalendarin. Për herë të parë kemi vendosur të thërrasim ministrinë e Financave dhe të Drejtësisë për Burgjet dhe Shërbimin e Provës. Të ftuar nga SHISH janë Enkeleda Peka dhe drejtori ekonomik Ylvi Aga.
Ylvi Aga: Meqenëse se informacion është i klasifikuar kërkojmë që mbledhja të zhvillohet pa praninë e mediat. I gjithë informacioni është i klasifikuar.
Flamur Noka: Nuk jemi kundër, por kur të hyjmë te buxheti mund të jetë me dyer të mbyllura se jo cdo gjë për buxhetin është sekret.
Kryetarja e Komisionit Felaj: A mund te behet i hapur shqyrtimi në parim pastaj i mbyllur?
Ylvi Aga: Mund te dalin edhe informacione të klasifikuara, prandaj kërkoj të bëhet i mbyllur



