Amnistia: Lirohen 958 të burgosur, vetëm 23 gra

Amnistia: Lirohen 958 të burgosur, vetëm 23 gra

Drejtoria e Burgjeve ka bërë publike numrat e të gjithë personave që do të lirohen në bazë të amnistisë së miratuar nga Parlamenti. Kështu nga të gjitha burgjet e Republikës do të lirohen 958 persona që përfitojnë ulje sipas ligjit.

 

Por nga të gjithë të liruarit vetëm 23 janë gra dhe 7 të mitur. Numri më i madh i të liruarve është nga Burgu i Fierit, 261 persona, ndërsa Peqini është i dyti me 180 persona.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson në njoftimin e saj se “Amnistia hyri në fuqi dje më 21 janar”.

 

Nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve u morën të gjitha masat për  zhvillimin normal të këtij procesi në 23 institucionet e sistemit penitenciar, proces ky që nisi në orët e para të mëngjesit dhe ka përfunduar rreth orës 20:15 të mbrëmjes së djeshme.

 

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se procesi i zbatimit të Amnistisë ishte i suksesshëm dhe nuk është shënuar asnjë incident.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy