“Procesi i dekriminalizimit do të vijojë siç është parashikuar në ligj dhe me konsensus me opozitën”- kështu është shpreur deputeti Taulant Balla në përfundim të seancës plenare, e cila u shoqërua me debate dhe tensione.
Sa i përket çështjes së Armando Prengës Balla tha se ajo i përket drejtësisë ndërsa shtoi se PD çështjen e kriminelëve duhet tia adresojë edhe partisë së saj.
Më tej ai tha se do të ndërrmeren masa disiplinore për ata që kanë ofenduar dhe hedhur sende ndaj Kryeminsitrit dhe Ministrave.
