
Përballja Feynoord-Romë është paraprirë nga një seri incidentesh në rrugët e Tiranës. Policia ka krijuar kordonë sigurie në “Bllok” për të evituar përplasjen e dy grupimeve të tifozerive që janë në anë të ndryshme.
Përplasje ka pasur mbrëmjen e sotme mes tifozëve të Feynoordit dhe Policisë së Shtetit në rrugën Mustafa Matohiti dhe zonën e pallatit me Shigjeta, ndërkohë që turma e tifozëve të Romës sulmoi makinën e policisë në afërsi të urës së Drejtorisë së Policisë.
Mësohet se janë shoqëruar 13 tifozë.
Ndëkohë në spital për ndihmë mjekësore janë paraqitur të lënduar me shishe, gurë e shkopinj, 6 punonjes policie të patrullës së përgjithshme dhe Shqiponjave.



