Nën akuzën e marrëdhënieve seksuale me të mitur, një djalë në Pogradec, përfundoi i arrestuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, kanë arrestuar gjatë të shtunës një 23-vjeçar.
Bëhet fjalë për arrestimin e H. P., 23 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një 13-vjeçare.
Lidhur me këtë rast hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.



