Nga 128 milion doza të vaksinave të shpërndara deri më tani, mbi tre të katërtat e tyre janë shpërndarë në vetëm 10 vende, të cilat përfaqësojnë 60% të PBB-së botërore.
“Deri tani tre të katërtat e vaksinave kundër koronavirusit janë aplikuar vetëm në 10 vende që përfaqësojnë 60% të GDP botërorë. Në rreth 130 vende me 2.5 miliardë persona ende nuk kanë arritur të marrin dozën e parë”, shprehen drejtuesit e UNICEF dhe të OBSH.
Punonjësit e shëndetësisë, thonë ata, kanë qenë në ballë të pandemisë në mjediset me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe duhet të mbrohen së pari që të mund të na mbrojnë.
Vendet pjesëmarrëse në Covax po përgatiten të marrin dhe përdorin vaksinat. Sidoqoftë, ka mungesë të një furnizimi të drejtë të vaksinave.
Për të siguruar që shpërndarja e vaksinave fillon në të gjitha vendet, është e domosdoshme që qeveritë që kanë vaksinuar profesionistët e tyre të kujdesit shëndetësor dhe popullatën në rrezik më të lartë të sëmundjes serioze të ndajnë vaksinat përmes Covax.
Është gjithashtu e rëndësishme që aksesi në përshpejtuesin e mjeteve Covid-19 dhe Covax, të financohen plotësisht në mënyrë që fondet dhe mbështetja teknike të jenë në dispozicion për vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Covid-19, OBSH dhe UNICEF në fund theksojnë se: "fatet tona janë të lidhura fort. Pavarësisht nëse fitojmë ose humbasim, ne do të luftojmë së bashku".



