Konferenca Ndërqeveritare/ Von der Leyen shtrëngon duart me Ramën: Do e mirëpresim integrimin tuaj në BE

Konferenca Ndërqeveritare/ Von der Leyen shtrëngon duart me Ramën: Do e mirëpresim integrimin tuaj në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski janë pritur nga presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen.

Pas shtrëngrimit të duarve me njëri-tjetrin, ata kanë mbajtur një konferencë për media.

Në fjalën e saj Von der Leyen tha:

Kemi pasur besim te procesi, do të vazhdojmë t’ju mbështesim. Le të reflektojmë me tre tema. Së pari me negociatat. Pas konferencës ndërqeveritare sot, Komisioni dhe grupet negociuese do të fillojnë punë sot. Ky shortim do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe RMV të dinë detyrimet mbi traktatet mbi marrëveshjet europiane. Pika e dytë është që ne do të jemi më afër në fusha kyçe. P.sh. Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile eurpiane, mbi emergjencat civile, apo tërmetet, apo aspekte të tjera të dëme të ndryshme, në mënyrë të tillë që BE do të jetë aty. Z. Rama, keni treguar vizion, lidership, durim strategjik, jo vetëm kaq por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus, keni treguar bashkimin tuaj me vlera eurpiane si partnerë të vërtetë. Shqipëria dhe RMV e meritojnë integrimin. Do e mirëpresim integrimin tuaj në BE”.

Rama ka falënderuar presidentin francez Emmanuel Macron dhe ish-kancelaren gjermane Angela Merkel për kontributin e dhënë në rrugëtimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Dua të falënderoj një tjetër zonjë gjermane që nuk është më aktive, por pa të cilën nuk do të ishim këtu dhe kjo është ish-kancelarja Angela Merkel. Ajo ka ditëlindjen dhe do të doja t’i uroja gjithë të mirat. S’do të ishim këtu pa përpjekjet e tepërta të Presidencës franceze, ekipit të presidentit Macron, të cilët kanë punuar pa lodhur që të mbërrinim në përfundimin francez që shtroi rrugën për zhbllokimin e një ngërçi absurd. Falenderoj gjithë popullin shqiptar që kurrë nuk u dorëzua së ndjekuri rrugën evriopiane”.

Tirana dhe Shkupi do të nisin bisedimet zyrtare për anëtaresim në BE, pasi të shtunën Kuvendi i Maqedonisë së Veriut pranoi propozimin francez, duke zgjidhur kështu ngërçin me Bullgarinë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy