Berisha: Shqiptarët do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria, më 12 nëntor

Berisha: Shqiptarët do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria, më 12 nëntor

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka njoftuar sot se protestat e opozitës do të nisin më 12 nëntor.

Në një komunikim për media, ai u shpreh se në këtë datë nis beteja e madhe kundër regjimit të urryer.

Berisha shtoi se pjesë e protestës nuk do të jetë vetëm PD dhe Partia e Lirisë, por edhe parti të tjera opozitare.

Opozita, PD dhe PL dhe forca te tjera opozitare nisin me datën 12 nëntor, betejën e madhe kundër regjimit të urryer, regjimit te narkoshtetit te pare dhe te vetëm ne Evropë, te partisë shtet, regjimit të Edi Ramës.

Në të katër anët e Shqipërisë po bien sirenat e urrejtjes nga monizmit të Edi Rames. Po bien sirenat e alarmit ndaj gjendjes katatstrofale të krijuara nga vjedhjet e fondeve dhe pasurive publike të qytetareve shqiptare.

Ka pasur dhe ka një interes të jashtëzakonshëm për protestat dhe përballjet me regjimin e partisë-shtet.

Unë kam besimin më të madh se të rinjtë, të rejat e Shqipërisë, që ndodhen në vend dhe ata që janë larguar për shkak të pamundësisë së tyre për të përballuar jetën në Shqipëri, burrat dhe gratë e këtij vendi, do bashkohen në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria më 12 nëntor, për t’i dhënë përgjigjen e merituar, Edi Ramës dhe klikës së tij në pushtet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy