Naftëtarët në protestë: Asnjë nuk na përgjigjet, na kanë vënë shkelmin në grykë  (VIDEO)

Naftëtarët në protestë: Asnjë nuk na përgjigjet, na kanë vënë shkelmin në grykë  (VIDEO)

Naftëtarët e Ballshit kanë protestuar sot për rrogat e prapambetura. Protesta u mbajt ndërkohë që 10 naftëtarë janë të ngujuar në grevë ure prej më shumë se dy javësh.

“Na ka shkelur ai, na ka vënë shkelmin në grykë. Po shet detin ai. Këtu ore këtu! Të garantoj që të gjithë këta këtu anojnë nga greku, s’na mbajnë dot. S’na përgjigjen dot. Nëse futemi aty, duhet të jetë dhe pronari dhe të na japë librezat. Ose do presim kolonat, pasi është gjaku jonë. Prandaj kryeministri mos të dalë nëpër studio e të thotë se; “ju mos u mërzisni se ne e dimë shumë mirë”. Na dëgjo dhe vepro o zotëri! Ulua rrogën atyre derrave, deputetëve, me 3 mln lekë. Përse i duan mor burrë?! Kënaqen ata kur qajmë ne. Turpi i mbuloftë. Ka një Zot lart dhe do e paguajnë një ditë. I bëj thirrje Ambasadës Amerikane që të ndërhyjë me këtë vend, pasi 300 persona janë marrë peng. Ku do të trokasim? Asnjë s’na përgjigjet. Jam në gjyq prej 3 vitesh, madje jam gjobitur se doja të ndërroja dhe gjyqtarin. Turpi më i madh. Pse do ndërroja gjyqtarin më gjobit 5 mijë lekë. Ca bëjnë këta legena”, tha një naftëtar. 

Gjatë protestës, naftëtarët kanë tentuar të futen në uzinë, çka sjellë përplasje me rojat. Në mbështetje të grevistëve kanë ardhur Sindikata e Fermerëve të Bashkuar dhe kreu i saj, Eduard Sharka.

Prej më shumë se dy javësh në grevë urie, gjendja shëndetësore e naftëtarëve është rënduar. Tri ditë më parë, tre prej tyre u dërguan në spital dhe pas mjekimit u rikthyen sërish në grevë.

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë rifillimin e punës në rafineri si dhe marrjen e pagave të prapambetura, por deri tani kërkesat e tyre kanë rënë në vesh të shurdhër.

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy