
Policia e Shkodrës njofton për një vrasje të ndodhur rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë.
Shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë janë nisur menjëherë për të shkuar në fshatin Abat dhe për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Po ashtu, është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht këtë vrasje.



