Nuk ka festë në “Selman Stërmasi”, Teuta ndal Tiranën

Nuk ka festë në “Selman Stërmasi”, Teuta ndal Tiranën

Në stadiumin “Selman Stërmasi” të gjithë ishin përgatitur për të festuar titullin kampion, por Tirana sërish nuk ka arritur të fitojë dot.

Bardheblutë nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1, në sfidën ndaj Teutës, ndonëse kaluan të parët në avantazh.

Në minutën e 40-të, Vesel Limaj, me një supergol nga jashtë zone, i dha avantazhin skuadrës së Shehit.

Megjithatë në pjesën e dytë, durrsakët u shfaqën më kërkues, duke rrezikuar disa herë portën vendase. Në minutën e 73, Plaku barazoi shifrat, me një gjuajtje me kokë në zonë.

Në fund, kryeqytetasit e mbyllën me 10 lojtarë, pasi Redon Xhixha u ndëshkua me te kuq dhe ashtu si Najdovski, humb derbin me Partizanin.

Tirana mban kryesimin me 67 pikë, 10 më shumë se ndjekësit e Laçit, kur duhen edhe 4 javë nga fundi. Në krahun tjetër, Teuta shkon në kuotën e 40 pikëve në vendin e 7-të.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy