Trajneri Gianni De Biasi është shprehur në konferencën për shtyp se shqipëria do të luajë të gjitha shanset e saj për të marrë maksimumin nga ndeshja kundër Spanjës. Tekniku Italian deklaroi se ka një grup të mirë lojtarësh që mund të bëjnë surprizën.
“Mrekullia mendoj se është arritur por që duhet mbajtur në këmbë. Mendoj se rezultatet që kemi arrit në europian dhe rezultatet e tjera janë të mëdha. Por mendoj se ky grup lojtarësh ka kapaciete për të dhënë më tepër. Gjithsesi jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë që ka kombëtarja e spanjës por ne do të luajmë ndeshjen tonë”
I pyetur për shanset që shqipëira ka për tu kualfikuar në kampionatin botëror dhe për të marrë një rezultat pozitiv ndaj spanjës De Biasi u shpreh. “Ne jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë e skuadrës sonë. Diferencat janë shumë të mëdha në krahasim me spanjën. Ne arritëm të dalim nga raundi I parë I kampionati europian. Por sic e thashë jemi të ndërgjegjshëm për aftësitë tona, gjithsesi ne do të dalim në fushë do të luajmë ndeshjen tonë. Edhe ndaj Portugalisë askush se mendonte që ne do të fitonim por ndeshjen e fituam ne në eliminatoret e europianit” tha De Biasi.
Gjithashtu ai deklaroi se mungesa e Sadikut është shumë e rëndësishme por do të gjejë zgjidhjen e tij më të mirë.
“Mungesa e Armando Sadikut është shumë e rëndësihme për ne duke pasur parasysh ndeshjet e mira që ka ai ka bërë në europa league në sfidën kundër Vilarealit, është një mungesë e madhe që do të zgjidhimim” përfundoi De Biasi.



