Vritet nga policia një afro-amerikan në Kaliforni

Vritet nga policia një afro-amerikan në Kaliforni

Një 23-vjeçar afro-amerikan raportohet se është vrarë nga policia në San Bernardino, Kaliforni.

Një video tronditëse tregon një oficer që hap zjarr disa sekonda pasi doli nga makina në të cilën ndodhej.

Sipas policisë, dy efektivët ishin pjesë e një njësie të specializuar që po hetonte një lokal të paligjshëm të lojërave të fatit.

Afro-amerikani ia mbathi për pak minuta, por një nga agjentët e qelli dhe pak më vonë Robert Adams ndërroi jetë.

Familja e djalit të vrarë pranon se Adams punonte në vendin e paligjshëm të lojërave të fatit, por akuzon oficerët se ishin të paidentifikuar.  

Policia raporton se efektivët ishin me uniformë dhe për këtë arsye lehtësisht të dallueshëm dhe u përpoqën t'i jepnin urdhra djalit përpara se ai të fillonte të arratisej. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy