Në Kosovë, koronavirusi vijon të mbajë shifra të larta.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe tetë pacientë të prekur me COVID-19 ndërsa janë diagnostikuar me koronavius 220 persona.
Gjithsej janë kryer 472 testime.
Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 7 137.
Gjithsej deri tani janë kryer 34 316 testime për virusin SARS-CoV-2.
Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë ndërruar jetë 177 pacientë me Covid, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.



