Atentatori i Manchesterit në Britaninë e Madhe e ndërtoi bombën me të cilën u mori jetën 22 personave thjesht duke parë video në “Youtube”. Lajmin e bën të ditur gazeta “Times”, sipas të cilës Salman Abedi ka kërkuar informacion të tillë në “Google” si edhe ka shkarkuar nga internet materiale që kishin të bënin me përbërjen kimike të bombës që shpërtheu në Manchester Arena, gjatë koncertit të këngëtares Ariana Grande.
Ky është një tjetër rast që shton argumentet për presion mbi gjigantët e internetit lidhur me eliminimin e materialeve të tilla nga rrjeti.
E përditshmja britanike ka konstatuar se dy ditë pas sulmit, në “Facebook” dhe “Youtube” kishte ende të disponueshme manuale mbi fabrikimin e një bombe, mes të cilave edhe ajo me peroksid acetoni, që u përdor nga Abedi në Manchester Arena. / ANSA / Përgatiti: Gazmira Sokoli /



