Temperaturat e ulëta do të na shoqërojnë edhe në ditët në vijim. Sipas parashikimeve, nga e hëna pritet një rritje me 1-2 gradë, e cila do të mbetet e qëndrueshme deri në mes të javës.
Në studion e lajmeve në MCN TV, sinoptikania Mimoza Dervishi tha se pas të mërkurës pritet rikthimi i reshjeve, të cilat në një pjesë të madhe të territorit do të jenë në formën e shiut, ndërsa në pjesën veriore të vendit do të ketë reshje bore.
“Jemi në një qarkullim anticiklonar të masave ajrore. Kjo reflekton kushte të qëndrueshme. Duke filluar nga dita e nesërme, pritet zbutje e motit. Jo shumë e ndjeshme. Do të ketë rritje të temperaturave me 1-2 gradë. Kjo do të zgjasë deri në mesjavë, kur priten reshje shiu dhe në zonat malore edhe reshje bore. Do të jenë me intensitet të ulët deri mesatar. Gjatë tre ditëve të para të javës do të kemi kushte moti të qëndrueshme. Mbyllet java që vjen me kushte moti të paqëndrueshme”, tha ajo.



