
Fiona Papajorgji është zgjedhur kryetare dhe do të drejtojë institucionin për tre vitet e ardhshme, pas përfundimit të mandatit të Holta Zaçaj.
Ajo ishte kandidate e vetme në garë për drejtimin e gjykatës.
Njoftim për zgjedhjen e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese
Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese zhvilloi sot, më 18 dhjetor 2025, seancën për zgjedhjen e Kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese.
Në përfundim të procesit të votimit, në bazë të parashikimeve ligjore, Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, me vendimin nr.14, datë 18.12.2025, zgjodhi njëzëri zonjën Fiona Papajorgji në detyrën e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Ky vendim i njoftohet Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë.



