Rehabilitimi i hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë, Sokoli: Lidh sektorin naftënxjerrës dhe atë turistik

Rehabilitimi i hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë, Sokoli: Lidh sektorin naftënxjerrës dhe atë turistik

Eksperti mbi çështjet e Zhvillimit te Territorit Imeldi Sokoli, thotë se nisja e rehabilitimit të hekurudhës Rrogozhinë-Vlorë është projekt i rëndësishëm dhe shënon një ndër akset e fundit për të plotësuar skemën kombëtare hekurudhore.

Për MCN Economy ai deklaroi se javën që kaloi u hap tenderi për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit dhe se ka nisur faza e zbatimit.

Në vijim shtoi se në zbatim është edhe projekti tjetër që ka të bëjë me aksin Tiranë-Durrës, ndonëse ka vonesat e tij si projekt.

Sokoli vijoi duke thënë se aksi që lidh Rrogozhinën, Fierin dhe Vlorën, shtrin një pjesë të rëndësishme të hekurudhës, pasi lidh me sektorin naftënxjerrës, po ashtu dhe me sektorin turistik.

Drupal Ad

Patjetër është një lajm shumë i mirë, por në raport me vendet e tjera, në raport me këto zhvillime jemi pak vonë dhe duhet të nxitojmë dhe të kapim hapin e rajonit.

I gjithë zhvillimi kombëtar është bazuar drejt rrjetit rrugor, kjo solli një shkëputje nga rrjeti hekurudhor.

Deri vonë ka funksionuar hekurudha Tiranë-Durrës, e cila është në fazë zbatimi.

Kjo skemë kombëtare është e mbështetur në mënyrë të plotë nga Bashkimi Europian.

Një vëmendje të madhe ka pasur Korridori 8-të, ku në vitin 2023 është riaktivizuar dhe një herë ky projekt.

Kur të mbarojnë projektet hekurudhore ne do jemi të lidhur mirë me rajonin dhe ajo që ka rëndësi është lidhja me linjat europiane.

Sa i përket hekurudhës Tiranë-Durrës, kur u vu në zbatim si projekt në vitin 2021 dhe mendohej të mbaronte në mes të vitit 2023, ka pasur shtyrje afatesh dhe afati i fundit mendohet në mars të vitit 2025 dhe unë e shoh shumë të vështirë për ta kapur edhe këtë afat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy