Ministri i Financave të Kosovës, Hekuran Murati, është sulmuar me miell pasditen e sotme nga aktivistë të Partisë Socialdemokrate. Në pamjet e publikuara nga kreu i PSD Dardan Molliqaj, shfaqen momente nga ngjarja.
Pasi është sulmuar me miell ministri nuk ka reaguar.
“Aksion simbolik për punëtorët. Nuk mund të normalizohet lufta e paprecedentë që Hekuran Murati u ka shpallur punëtorëve. Prandaj aksion, ndërhyrje, rezistencë”, thuhet në videon e Molliqajt.
Ministria e Financave ua ka ndaluar pagat sektorit publik pasi sindikatat hynë në grevë në 25 gusht.



