
Deri më tani qysh nga nisja e agresionit rus në Ukrainë, janë larguar afro 3 milionë ukrainas.
Një shifër e tillë bëhet e ditur nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.
OKB bën me dije se qysh nga 24 shkurti, kur Rusa nisi sulmin, kanë kaluar kufirin e Ukrainës, 2.952.026 refugjatë, për të kërkuar strehë në shtete të tjera.
Shifrat për largimet deri më 14 mars, u raportuan nga agjencia e OKB për të drejtat e njeriut, UNHCR.
Në Poloni kanë hyrë 1.8 milionë refugjatë, ndërsa në Rumani 422 mijë dhe në Moldavi thuajse 340 mijë.



