Bodybuilder-it të parë shqiptar i mohohet titulli, Mema: Duhet të reflektohet, po më cenohet reputacioni (VIDEO)

Bodybuilder-it të parë shqiptar i mohohet titulli, Mema: Duhet të reflektohet, po më cenohet reputacioni (VIDEO)

Ilirjan Memës, bodybuilder-it të parë shqiptar iu mohua ky titull në mbrëmjen e organizuar nga KOKSH-i disa ditë më parë.

I ftuar në edicionin e lajmeve në MCN Tv, Mema kërkoi që të rregullohej ky gabim pasi po i cenon reputacionin.

Duke vijuar më tej, Mema tha se fakti që edhe pas ditësh nuk është përgënjeshtruar kjo gjë, tregon që nuk ka qenë një lapsus.

U shqetësova dhe u mërzita pasi ai ishte një eveniment shumë i rëndësishëm, më i rëndësishmi i sportit shqiptar, ku merrnin pjesë personalitete të larta të vendit duke filluar nga kryeministri i vendit Edi Rama, presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli dhe ishin dhe sportistët elitarë jo vetëm të momentit, por ndër vite. Ishte mundësia që të korrigjohej në vend nëse moderatorët do kishin bërë ndonjë lapsus.

U njoha të nesërmen me publikimet që ka bërë Rando Kukeli, jam ndër ndjekësit më të zellshëm të Randos, të faqes së federatës dhe e ndjek me interes zhvillimin e sportit të bodybuilding-ut në Shqipëri.

Pashë komente që saktësonin që kampioni i parë i të bodybuilding-ut është Ilirjan Mema dhe kishte përgjigje nga faqja e federata, që sigurisht që ne e dimë, por nuk e dimë pse e vendosi KOKSH këtë lloj prezantimi. Është justifikim i papranueshëm. Kanë kaluar 4 ditë dhe askush nuk e ka përgënjeshtruar këtë anonçim të gabuar.

Derisa nuk ka reflektim për ta korrigjuar gabimin, mendoj se nuk është rastësore. Unë i kam çuar dhe një mesazh Fidel Yllit, i kërkoj të rregullohet se mua më cenon reputacionin, i kam kushtuar gjithë jetën këtij sporti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy