KQZ-ja është mbledhur sot për të plotësuar vakancat pas heqjes së mandateve të deputetëve Shkëlqim Selami dhe Dashamir Tahiri. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve propozoi dhënien e mandatit të Selamit kandidatit të listës së LSI-së, Edmond Zejno.
Ndërsa deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri, u propozua të zëvendësohet nga Flamur Çela. Propozimet u miratuan me shumicë votash.
Ndërkohë, një ditë më parë, të dy deputetët që humbën mandatin kanë depozituar ankimimet e tyre ndaj këtij vendimi në Gjykatën Administrative.



