
Gjykata Administrative ka shfuqizuar një nga gjobat e vendosura nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve për kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Veliaj. Administrativja ka lënë në fuqi një nga gjobat, atë të mos raportimit në periudhë zgjedhore.
Gjatë fushatës për zgjedhjet e 25 prillit, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti kryebashkiakun Veliaj, për shkak se promovoi aktiviteteve të ndaluara gjatë fushatës elektorale.
Vendimi i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve u ankimua në KAS, i cili rrëzoi Celibashin, ndërsa tashmë me verdiktin e Administratives, gjoba merr vendim të formës së prerë.
Gjoba u vendos nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për promovimin e aktiviteteve të ndaluara 4 muaj para zgjedhjeve.
Veliaj u gjobit me gjithsej 75 000 lekë me argumentin se kishte shkelur rregullat në zhvillimin e aktiviteteve elektorale pas ankesës së LSI-së.
Problematikat për të cilat LSI kishte paditur Veliajn për masë administrative në KQZ kanë të bëjnë me shpërndarjen e çelësave të shtëpive të rindërtuara pas tërmetit të 26 nëntorit si edhe inspektimet e punimeve në zona të ndryshme të Tiranës.
Sa i përket dorëzimit të çelësave, denoncimi i LSI-së përmban 3 raste të tilla, të cilat janë: Vizita e Veliajt në shtëpinë e Hamit dhe Genc Allmuçës në Mumajes të Tiranës me datë 12 janar; vizita në shtëpinë e Mehdi Agës në Vaqarr më datë 27 janar dhe vizita në një shtëpi në Kryevidh të Kavajës më datë 30 janar.
Sa i përket inspektimeve, LSI e fokusoi kërkesën tek fakti se Veliaj nuk i ka raportuar ato sipas përcaktimeve të bëra nga KQZ për raportimin e aktiviteteve publike 5 ditë para zhvillimit. Nga ana e tij, Eridian Salianji si përfaqësues i Bashkisë së Tiranës tha se inspektimi i investimeve nuk përbën shkelje pasi prokurimi i tyre është bërë para datës limit për kryerjen e tyre.



