Meksi: S’mund të ketë ripërtëritje të PD me Berishën në krye (VIDEO)

Meksi: S’mund të ketë ripërtëritje të PD me Berishën në krye (VIDEO)

Avokati Redon Meksi zgjedhjen e kupolës drejtuese të Partisë Demokratike, e sheh me shije të hidhur, duke folur për proces të paligjshëm.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se nuk mund të flasësh për ripërtëritje të PD dhe të jetë Sali Berisha në krye.

 

Që në fillim procesi është i paligjshëm, duke nisur që nga zgjedhja e kryetarit në paligjshmëri. Për Kryesinë, të rinjtë kanë një shans në dorë të bëjnë reformimin e PD. 

 

Këta të rinj mund të bëjnë reformim po të kenë vullnetin për ta bërë. Mirë Flamur Noka nuk duhet të jetë, po 184 persona që janë atje, a duhet të jenë? Më lë një shije të keqe. Edhe 5 po të kishte marrë, prapë do të ishte problem për mua. 

 

Nuk jemi dakord që po ripërtërihet PD, dhe të shohësh Berishën aty prapë. Edi Rama dhe grupi kriminal që ia drejton, po vjedh, po shpopullon, kjo është e vërtetë. 

 

Por problem është vrasja e shpresës së shqiptarëve nga Berisha, se nuk është Berisha ai që jep shpresë. Pikërisht ai është një nga arsyet se pse shqiptarët po largohen. Partia është mbledhje e lirë e njerëzve, por nuk është pronë e askujt. 

 

Nuk respektohet “Neni Basha” që kur humb zgjedhjet të largohet, nuk u respektua. Mandati përfundon kur humb zgjedhjet automatikisht. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy