Berisha: Udhëzues me veprime konkrete për primaret. Gati të derdhemi në rrugë për protesta

Berisha: Udhëzues me veprime konkrete për primaret. Gati të derdhemi në rrugë për protesta

Kryedemokrati Sali Berisha gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike, njoftoi se është hartuar një udhëzim në të cilin përcaktohet mënyra e pjesëmarrjes së simpatizantëve në primaret, prej nga do të dalin kandidatët për zgjedhjet lokale.

Berisha tha se beteja për votën në Partinë Demokratike dhe votën e opozitës, është një betejë për idealet më të larta demokratike.

Sipas tij, është betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Zbatimi i primareve nëpërmjet votës së lirë merr një rëndësi të veçantë po të kemi parasysh qëndrimin antidemokratik që mbahet dhe që është mbajtur vitet e fundit ndaj votës së qytetarëve e ndaj votës në tersi e cila de fakto është përjashtuar plotësisht.

Edhe në diktaturë votohej çdo katër vjet por votën e merrnin në dorë patronazhistët. Beteja për votën është një betejë për të vendosur në themel të shtetit ligjor vullnetin e lirë të qytetarëve shqiptarë.

Në këtë kontekst udhëzuesi ka edhe datat e veprimeve konkrete. Por janë zhvilluar takime intensive me aleatët dhe kanë propozime te drejta dhe të arsyeshme dhe theksoj që këtu mirëpriten të gjitha sugjerimet e tyre, mirëpriten kandidaturat e tyre dhe nga shoqëria civile dhe bota akademike e vendit.

Ne hapim një garë të paparë ndonjë herë në historinë e këtij vendi. Ndaj do të bëjmë gjithçka për suksesin e kësaj gare. Kjo është një sukses për demokracinë në Shqipëri.

Ekzistojnë të gjithë kushtet për një proces dinjitoz dhe transparent.

Ai shtoi se vendi ndodhet në një situatë kritike, e cila kërkon një angazhim të fuqishëm, në procesin e primareve, por kërkon një përpjekje po kaq të fuqishme për t’ju përgjigjur thirrjeve të qindra mijëra mendjeve të revoltuara të qytetarëve shqiptarë për organizmin e protestave të fuqishme në mbarë vendin.

Berisha tha se i kupton dhe mirëkupton të gjithë ata qytetarë që nuk kanë mirëpritur shtytjen e protestave, që mezi presin të fillojnë protesta, që shohin protestën si një domosdoshmëri absolute ndaj një qeverie që nuk njeh ligj, normë, standard, ndaj një qeverie e cila me aktet e veprimet e saj vjedh nga mëngjesi në darkë qytetarët, mashtron, shkelmon mbi të drejtat e tyre dhe de fakto shkelmon mbi interesin kombëtar të shqiptarëve.

Nuk mund të vazhdohet më tutje, një njeri që mashtron në çdo gjë, që kërcënon me arrogancë çdo kërkesë të drejtë. Ju jeni dëshmitarë për qëndrimin që ai mban ndaj grevës së sindikatave të universiteteve.

Një injorant që mburret se paska master as doktoratë ndërpreu me vendim qeverie për 8 vite doktorimin e universitetet e vendit, duke harruar se është jetik për veprimtarinë e kërkimit shkencor.

Kalon nga takimi në takim rreh gjoksin se “unë s’kam as master as doktoratë”, po s’ke se s’ke mend, je një fatkeqësi kombëtare me injorancën që tregon. E gjithë këtë duf ua kthen studentëve e pedagogëve.

Nuk mund të dëgjosh kurrë një kryeministër të një vendi që thotë “s’ka rëndësi se s’kam studente vendas se do marr studentë të huaj”, ca është ky more?

I ka armiq ata me 5 e 6, nuk e lëviz mesataren, o do lëvizësh mesataren o do ikësh, njërën nga të dyja, zgjidhe mirë, jemi të gatshëm të derdhemi në rrugë e sheshe në momentin më të parë që ta shohim të domosdoshme.

U thotë të rinjve nuk e ul mesataren se do marr nga Bangladeshi studentë. Nuk mund të konceptohet të kalojë njeriu deri këtu.

Ky ka konceptin e etërve të tij që ishin për arsimin selektiv, ua them studentëve kjo është politika që ndiqej në diaktaturë, ku biografia kufizonte masivisht hyrjen në Universitet, tani ka gjetur mesataren për të kufizuar hyrjen, çka nuk e bën askush, asnjë vend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy