Kurti nuk i shkon në zyrë Thaçit/ Dekreti për kryeministër dërgohet me zarf në Kuvend

Kurti nuk i shkon në zyrë Thaçit/ Dekreti për kryeministër dërgohet me zarf në Kuvend

Albin Kurti ka refuzuar që t’i shkojë në zyrë presidentit të vendit, Hashim Thaçit për ta marrë dekretin pas propozimit të mandatarit për formimin e qevrisë, raporton Gazeta Express.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi sapo ia ka dërguar kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti vendimin për nominim për postin e Kryeministrit të Kosovës.

Dekreti i presidentit u përcoll në zyrën e kreu të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca që zyrtarisht u njoftua për emrin e propozuar.

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka njoftuar zyrtarisht për dekretimin e Albin Kurtit për kryeministër të vendit.

“Pas pranimit të propozimit për mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Dekretin Presidencial me emrin e kandidatit për Kryeministër e dërgova zyrtarisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Ky është hap shumë i rëndësishëm për krijimin të institucioneve të reja dhe nga sot fillon edhe rrjedhja e afatit kushtetues për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në “Facebook”.

I mbetet pastaj kryesisë që të thërrasë mbledhjen e Kuvendit në afat prej 15 ditës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy