Samiti i NATO-s, Vitaku: Nuk u mor vendim për shtimin e forcave në Kosovë, fokusi te dialogu (VIDEO)

Samiti i NATO-s, Vitaku: Nuk u mor vendim për shtimin e forcave në Kosovë, fokusi te dialogu (VIDEO)

Gazetarja e “ATV”, Flaka Vitaku, për përfundimin e samitit të NATO-s në Bruksel e cila kishte në qendër të vëmendjes edhe sigurinë ballkanike, thotë se nuk është marrë vendim për rritjen e trupave të NATO-s në Kosovë.

Në një lidhje për edicionin e lajmeve për MCN TV, në samit u deklarua se tani për tani situata është stabël dhe ka paqe dhe siguri në Kosovë.

Aktualisht po mbahet takimi mes ministrave të Jashtëm të NATO-s. Nga ana ushtarake, NATO me misionin më të gjatë në Kosovë që është KFOR, ka thënë se do jetë vigjilente.

Për momentin sipas NATO-s situata është e qetë. Ata ia kanë lënë në dorë dialogut nën ndërmjetësimin e BE.

Stoltenberg tha se gjithë situata duhet të zgjidhet përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE.

Mesazhet ishin që edhe Prishtina dhe Beogradi duhet të qëndrojnë jashtë situatave që mund të sjellin tensionet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy