
Regjimi i Teheranit mund të ketë vrarë më shumë se një mijë njerëz që prej fillimit të protestave.
Kjo u raportua nga i dërguari amerikan në Iran, Brian Hook, i cili gjithashtu foli për "mijëra njerëz të plagosur dhe arrestuar".
"Ne nuk mund të jemi të sigurt për numrin, sepse regjimi po e bllokon informacionin" tha Hook, i cili foli për të paktën 7 000 protestues të burgosur nga autoritetet iraniane që prej shpërthimit të protestave në të gjithë vendin më 15 nëntor, pas njoftimit për një rritje të madhe të çmimit të karburantit në mes të krizës ekonomike.



