Zbardhen përgjimet e rrjetit të falsifikatorëve në Tiranë, pagesa 600 euro për një diplomë

Zbardhen përgjimet e rrjetit të falsifikatorëve në Tiranë, pagesa 600 euro për një diplomë

MCN TV ka siguruar dosjen e Prokurorisë, në lidhje me hetimet e kryera për grupin e falsifikatorëve të diplomave, kartelave të pasurisë si dhe certifikatave të pronësisë, një rrjet që bazën e kishte në Tiranë.

Tre persona me banim në Tiranë ranë në prangat e policisë, më konkretisht Gëzim Xhafa 64 vjeç, Artur Bramo 59 vjeç dhe Shpëtim Bega 59 vjeç.

Një agjent policia u infiltrua për të zbërthyer skemën e rrjetit dhe rolet e personave të implikuar.

Mësohet se rrjeti merrte nga 7 mijë lekë për patentën deri në 600 euro për diploma të shkollës së lartë.

 

PJESË NGA PËRGJIMET 

A – Bashkëpunëtori

B – Artur Bramo

A-O Turo

B-Unë pot ë shifsha ty

A-Ça bëne si kalove?

B-Ça bëne si kalove? Hë do rrim një çik atje apo

A-Hajde rrim shkojmë

……

B-I thash atij shoku kështu, kështu për këtë Greken, po mo tha e bëjmë, por për nja dy ditë maksimumi tre

A-Po mirmo,ça është sot,e hëne e martë

B-Të mërrkurr të ejnten

A-E deri të ejnte në drekë

B-Më ra telefoni e unë nuk të mar dotë, më ra telefoni mu zbardh ekrani

A-Po ja di numrin përmëndësh

B-Kujt

A-Atij

B-Shokut tim o

A

B-Çke me atë ti mo burrë

A-Ke çe ka thue skam me ça e marr ore

B-Me të marr ty ore

A-Ë hë

B-Me të marr ty se mund ta mbaroj nesër pasnesër

A-Po ta lë në një letër të shkru una numrin e në momentin që e mbaron më merrë

B-Po na një gjë tjetër,mirë

…….

A-Tani se i thash unë atij,kam gjet një shok,një mik të mir i thash se ta bënë

B-Po

A-Patentën i thash do njëqind euro ta bënë,sikur më the ti,a më the njëqindë

B-Po

A-Ai mud të don dhe na një letër mbrapa,don dhe ndonjë kartë a ndonjë kështu

B-Për kartën do bisedoj,kur të marësh këtë do bisedoj për kartën

A-Po pra okej

B-Se tani te karta nuk jam njëçik i sigurtë se varet ça kartash

A-Se duhet ta mbështes me na një letër

B-A ti do kartë Greke?

A-Kart Greke mo

B-A do tafto ti pra

A-E kupton se thon qe ky ka patentën poka dhe një letër shëndetësije a kupton ça janë ato kartat shëndetësore,a na një pashaport a

B-Po dhe për pashaportën e bisedojm po nuk të jap shum garanci aty kurse te taftoja Greke

A-Ë kartën,kartën e patentën

B-Këto,këto I ke të sigurta

A-Po

B-Kështu

A-Ti jap këto unë

B-Po ma jep fotografinë mua njëherë,tashti si e ke emrin ti

A-Unë quhem Arjanë

B-Arjan,unë e kam Arturë

A-Pezjet edhe pezjet njëqindë

B-Shiko tani ça desha me thënë unë …

A-Po,këtu ked he dy fotot,sduhen më shum se dy

B-Tjetrën ta rujm për kartonin,një do ai po hajd mo dy për siguri

A-Meri dy

B-Po teproj ta mbajm për atë tjetrën

A-Po,urdhno dhe dy fotografit,ta marr një laps një letër këtij që ta shkrush numrin

B-Ça klase do ai?

A-Po ai njëzet e një vjeç është,llogarite

B-Klas të katërt

A-Klas të katërt po

B-Për motor sma mban bytha me ja bërë për motor se thot ai ku i bëri ky motorrin,makinën

    përnjëherë

A-Po

B-Ça po shkrun ti?

A-Numrin tëm që tmë marrësh

B-Unë e kam numrin të shkrujtme po ai mbaron punë dhe e hudh numrin

A-Po,ja tek e ke,mer një numër dikuj më mer në telefon e më thuaj

B-Të shkruajm dhe këtë klasi i katërt

A-Po

B-E kupton vet ai tashti

A-Tani vetëm pres telefonë

B-As mos e diskuto atë muhabetë

A-Po kështu na këto tonat ça,ça ke bër

B-Si tonat

A-Përshëmbull dokumentat tona a…

B-Ça do ti,patenta

A-Patent na nji

B-Për kart identiteti kam frik me i bë se varesh se ku paraqitesh ti,jan budallenj njerzit

A-Po

B-Se ti më thuj e du për jasht shtetit e ti ke bër punë këndej

A-Po pra

B-Dhe e ha në tullum ashtu kurse ti thu duhet për në Angli

A-A shpërndajm

B-Tafton do ta bëjm që ta dish ta kesh të qartë tetëdhjetmij lekë,tetdhjetmij lek shqiptare,Tafton

A-Po kartën,kart Greke

B-Kartë Greke,tafto quhet ajo

A-O Tur hajd pra gjith të mirat.

Referuar procesverbaleve të vëzhgimi, filmimit, fotografimit dhe mbikqyrjes së fshehtë në vende publike të datës 31.10.2022 na rezulton se bashkëpunëtori ka hyrë në rrugën “Besim Imami” ku është takuar me subjektin, në një bar kafe, ku ka qëndruar për disa momente më pas janë përshëndetur dhe larguar.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 03.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 03.11.2022 ora 12:20 deri në orën 12:25  të datës 31.10.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe Artur Bramos si më poshtë vijojnë:

A – Bashkëpunëtori

B – Artur Bramo

……

B-Ashtu fallco greke?

A-AA

B-Kartë.

A-A don kartë, apo pashaportë nuk e di.

B-Pashaportën ta diskutoj një herë, pashaportën

A-Po.

B-Ndërsa kartën e ke të sigurt

A-Karta I bëhet domethënë

B-Po po

A-Do me flas me ta.

B-Nga kjo punë do largohem thjesht nga një kafe e vogël.

A-Pse?

B-po I mori të gjtiha ai.

A-Stë dha gjë ty?

B- Asnjë gja.

A-Po o vëlla ti a je në pzar me ta?

B-Po ça pazari mo, me atë jam nuk I njeh mirë ti se ca jan!

A-O bos po ti do ta punosh, do tit hush kaq.

B-Du me nejt…..

A-jo, mo e kam për ty ore.

B-Se mos mendo ti, hë mo se fito ndonjë gjë të madhe. Pijmë ndonjë kafe të vogël.

A-Jo mo, duhet ta dish ti përpara, a e sjell a se sjell.

B-as unë se mora vesh, ça je tub o I thashë unë! Me të … ndonjë lek. Po mirë hajt bjeri. A unë se kam problem.

A-Do flas me ta në darkë unë, se vetëm foli në darke më ta, se është në punë. Do fals me ta në darkë tit ham ça don.

B-Ca të doj ai

A-Sa shkon përafësisht ajo karta.

B-Karta!

A-Ha

B-Po ta thashë more!

A-Sa?

B-Tetëdhjetë mijë lek

A-Tetëdhjetë mijë lek

B-Eeee.

A-Se se mbajta mend, atë ditë.

B-Po ta thaës që dje a pardje.

……

B-Edhe po arrite ta taftoja, po arrite nëse do bohet, nëse do bëhet po ta ul edhe dhjetë mijë lek. Shtatëdhjetë mijë lekë do bish.

A-Po jo më burrë ta dhashë me pi kafe.

B-Shtatëdhjetë mijë cke ti e di unë.

A-Ta pyes atë ca I duhet dhe ta tregoj.

…….

 B-Ajo është bam ram ore, mram në darkë ma ka sjell ai në orën dhjetë.

A-Po psae se more?

B-Po ça të merrsha, të vishe tin ë dhjetë natës

A-Ec ec, se nuk kam qenë ktu.

……
A-Po të mar në telefon.

B-Të vi të mar ato, vi të mor domatet thuj.

A-Mir o Tur! Hajde pra, gjithë të mirat të përshëndes.

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 09.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 09.11.2022 ora 15:20 deri në orën 15:24  të datës 09.11.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:

A – Bshkëpunëtori

B – Gëzim Xhafa

……

 A- O Gëzim, si je?

B- Hë mo, ça bon?

A- Ça bone u lodhe? Ha a ka dalë mirë?

B- Asnji gja.

A- Ka dal mirë ai!

B- Po shife mo, aty e ke.

A- Kjo smë duhet ma.

B- Ajo ske ku e fut ti kete, jane dixhitale.

A- Ajo që bëna kët, atë të parën unë atë ditë me Turin këtë kartën.

B- Hë!

A- Unë e solla.

B- Hë.

A- Do një kartë italiane ose greke.

B- Do greke!?

A-Po po rri në Angli ai.

B- Do tofni apo do kshu?

A- Si për në Angli. Edhe të mirë, nuk o problem, vetëm tu tham që cikaq bon.

B- E do kshu plastike! Plastike e don !?

A- Kjo dhe me e bo me datë të vjetër, mi con mua ai fotot e gjanat.

B- Ka ndonjë kopjo ai si ajo?

A- Edhe me e bo para dy tre vjetësh, nga ato dy kapakësh si ka qenë.

B- Nga ato dy kapakësh, se ato janë origjinale.

A- Po se ato janë më të sigurta më tha.

B- Po.

A- Si problem, se e bo me datë të vjetër.

B-Jo jo, nga 2017 (dy mijë e shtatëmbëdhjetë) deri në 2007 (dymijë e shtatë)..

A- Deri në 2019 (dy mijë e nëntëmbëdhjetë) janë ato.

B- E di e di, jo mo jo e bëjmë kur të dojë ai.

A- Tani.

B- Meri dhe këto. Mbaji, ta pysim!

A- Njëzet, dyzet, gjashtëdhjetë, tetëdhjetë njëqind e njëzet. (dëgjohet numërimi)

B- Ej, atë e ke origjinale dhe e ke dyqind euro!

A- Të mi çoj ai mu. Aaa?

B- Dyqind euro.

A- Dyqind euro.

B- Dyqind euro, e ke origjinale.

A- Ti tham unë.

B- Janë të vjedhme atje.

A- Janë të vjedhme atje! Po çishtu tha dhe ai. Dyqind euro e do ti?!

B- Dyqind euro

A- Okej. Ti tham unë, ti shkruj unë në darkë. Po mi nisi nesër a pasnesër.

B- Po qe se nuk i gjen dot të dhënat, të dhënat i gjej unë. Po qe se i do me emër, jepi me emrat që i don ai.

A- Të çoj vetëm fotografi.

B- Të çoj vetëm fotografi, dhe me ça emrash e do.

A- Po okej.

B- Po mos harro thuj, gjatësinë, sytë dhe flokët.

A- Flokët i con dhe në foto, po i shkru dhe ai.

B- Jo, jo më mirë ti shkruj e ti këtë origjinale. Ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve dhe gjatësinë.

A- Okej.

B- Ëë.

A- Po i tham unë. Me nji herë sa të më shkruj, se pale ku o.

B- Vendose këtë, hiqe këtë ti e fute në xhep letrën.

A-Po.

B- Ene boje kshu, në rregull.

A- Okej. Po të marr unë në telefon, vetëm si kur sot u takum dhe këtu edhe.

B- Po në rregull.

A- Hajt, pra me të mira. Të fala Turit.

B- Mirupafshim!

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 09.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 09.11.2022 ora 15:20 deri në orën 15:24  të datës 09.11.2022 me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:

A – Bshkëpunëtori

B – Gëzim Xhafa

……

 A- O Gëzim, si je?

B- Hë mo, ça bon?

A- Ça bone u lodhe? Ha a ka dalë mirë?

B- Asnji gja.

A- Ka dal mirë ai!

B- Po shife mo, aty e ke.

A- Kjo smë duhet ma.

B- Ajo ske ku e fut ti kete, jane dixhitale.

A- Ajo që bëna kët, atë të parën unë atë ditë me Turin këtë kartën.

B- Hë!

A- Unë e solla.

B- Hë.

A- Do një kartë italiane ose greke.

B- Do greke!?

A-Po po rri në Angli ai.

B- Do tofni apo do kshu?

A- Si për në Angli. Edhe të mirë, nuk o problem, vetëm tu tham që cikaq bon.

B- E do kshu plastike! Plastike e don !?

A- Kjo dhe me e bo me datë të vjetër, mi con mua ai fotot e gjanat.

B- Ka ndonjë kopjo ai si ajo?

A- Edhe me e bo para dy tre vjetësh, nga ato dy kapakësh si ka qenë.

B- Nga ato dy kapakësh, se ato janë origjinale.

A- Po se ato janë më të sigurta më tha.

B- Po.

A- Si problem, se e bo me datë të vjetër.

B-Jo jo, nga 2017 (dy mijë e shtatëmbëdhjetë) deri në 2007 (dymijë e shtatë)..

A- Deri në 2019 (dy mijë e nëntëmbëdhjetë) janë ato.

B- E di e di, jo mo jo e bëjmë kur të dojë ai.

A- Tani.

B- Meri dhe këto. Mbaji, ta pysim!

A- Njëzet, dyzet, gjashtëdhjetë, tetëdhjetë njëqind e njëzet. (dëgjohet numërimi)

B- Ej, atë e ke origjinale dhe e ke dyqind euro!

A- Të mi çoj ai mu. Aaa?

B- Dyqind euro.

A- Dyqind euro.

B- Dyqind euro, e ke origjinale.

A- Ti tham unë.

B- Janë të vjedhme atje.

A- Janë të vjedhme atje! Po çishtu tha dhe ai. Dyqind euro e do ti?!

B- Dyqind euro

A- Okej. Ti tham unë, ti shkruj unë në darkë. Po mi nisi nesër a pasnesër.

B- Po qe se nuk i gjen dot të dhënat, të dhënat i gjej unë. Po qe se i do me emër, jepi me emrat që i don ai.

A- Të çoj vetëm fotografi.

B- Të çoj vetëm fotografi, dhe me ça emrash e do.

A- Po okej.

B- Po mos harro thuj, gjatësinë, sytë dhe flokët.

A- Flokët i con dhe në foto, po i shkru dhe ai.

B- Jo, jo më mirë ti shkruj e ti këtë origjinale. Ngjyrën e syve, ngjyrën e flokëve dhe gjatësinë.

A- Okej.

B- Ëë.

A- Po i tham unë. Me nji herë sa të më shkruj, se pale ku o.

B- Vendose këtë, hiqe këtë ti e fute në xhep letrën.

A-Po.

B- Ene boje kshu, në rregull.

A- Okej. Po të marr unë në telefon, vetëm si kur sot u takum dhe këtu edhe.

B- Po në rregull.

A- Hajt, pra me të mira. Të fala Turit.

B- Mirupafshim!

Nga procesverbali mbi veprimet e transkriptimit të bisedave ambjentale i datës 18.11.2022, për përgjimin e realizuar në rrugën “Besim Imami”, në ambjentet e një lokali në datë 18.11.2022 ora 10:20 deri në orën 10:23  të datës me interes për hetimin janë bisedat midis bashkëpunëtorit dhe shtetasit Gëzim Xhafa si më poshtë vijojnë:

A – Bshkëpunëtori

B – Gëzim Xhafa

……

B-Hë mo!.

A-Hë, Gzim si je?

B-Ça bone?.

A-Hiç, e kam bo gishtin operacion dje, dhe e kam lidh.

B-Pse mo!?.Ça kishte gishti?.

A-Ça ke bo?.

B-Hiç.

A-A po të ecin punët?.Paska dal mirë!.

B-Po.

A-Do të mar, kismet nga e hana për nji porosi.Kam fol me ta, për në Angli i ban ti karta, e kta gjonat.

B-......biles, biles kan ik këta?.

A-Jo mo, janë atje ato.Dun ndonjë patentë, a ndojë gja.

B-Jan atje ato!?.

A-Po

 

B-Ooo, atje i ke origjinale fare.

A-A dun ndonjë gja, të shoh ça të më thonë.Bashkëpunojmë.

B-Po normal.

A-Unë du njerëz tak tak. Kam pas një tjetër, vonuka nga tre ditë, pesë ditë, shatatë dit.

B-Jo mo vëlla jo.

A-S’haptë telefonin.I tham sot, sot.A e kupton?.

B-As nuk bëhet fjalë fare.

A-Kisha dhe për të taku vëllain e tij dje, i thashë o vëllai he,  e ka mbaru punën burri huj. Arsyet e mija familjare,i çova me foto gishtin, çe jam në spital.Arsyet e mija i thashë, ka mbaru punë burri i huj.Nesër thash, shkoj e marr.

B-Ça thotë Turi, a ka pi alkol ma?.

B-Jo s’pi ma, ku pi ai.Po Turi, është një çikë.

A-Po prandaj i thashë atë dit, se i rashë katër herë telefonit e s’ma hapi.E kishim lanë për tu taku, dhe sma hapi. Thash atij, shokut tem i thashë o vëlla a e njef ti?.Po si se njof un, po thirre o vlla se ne nuk jena ka vrasim njerëz.Se ne kshu punësh bojnë.

B-............ke mbaru punë ma bonte mu, pse më mer në telefon mu më tha!?.

A- Po i pat ra ai!.

B-Po i ke ra ti!.

A-Jo si kam ra kurrë ma qysh atë ditë si i thash, s’ma ke hap telefonin.Si kam ra ma, ai s’sheh mirë, lene kush i bie tjetër.Ai se di se unë kam ardh, për herë të dyte e për!.

B-Po, po.Ti ishe pardje këtu.

A-Po, s’më nuk më pau pra!.

B-Po s’të ka njof more.

A-Po pa, po si fola.

B-Hajt mirë.

A-Hajt pra.

B-Të iki unë?.

A-Ik.Hajt pra të bëj telefon .

B-Se jam tu pi kafe me nusen, aty mbrapa.

A-Të baj telefon, kismet të hanën.

B-Aaa!?.

A-Hajt cao o Gzim.Të baj telefon kismet të hanën, se nuk do jem sot e nesër knej.Se mi nis ai, sot ose nesër.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy